Mbyllet kopshti zoologjik ‘më i tmerrshëm’ në Britani pas akuzave të mizorisë ndaj kafshëve (fotot)

17/12/2024 15:21

Është mbyllur sot ai që njihej si ‘kopshti zoologjik më i tmerrshëm në Britani’ pas vdekjeve të dhjetra kafshëve dhe incidenteve me punonjësit.

Një seri vdekjesh tragjike në kopshtin South Lakes Safari në Cumbria, në veriperëndim të vendit, shkaktuan zemërim mes publikut dhe aktivistëve ndaj pronarit milioner David Gill.

Mes incidenteve ishin kafshë të shtypura nga një tren zbavitjeje në minaturë, apo kafshë të vrara nga rryma elektrike e gardhit, ndërsa impjanti ishte gjobitur me pare 255,000 paundë pasi një nga punonjësit u kafshua për vdekje nga tigri në 2016.

Sipas raportimeve, foto të tetorit tregonin kafshë të vdekura ose të plagosura në park.

Një inspektim kësaj vere detajonte ‘disa shkaqe madhore shqetësimi’ dhe pasiguri të kafshëve, ndërsa sot njoftohej se Safari Zoo mbyllet në fund të vitit.

Shumica e kafshëve do të zhvendosen në një rezervat të botës së egër me garanci për ‘trajtim dinjitoz e humanitar’.

Grupi i mbrojtjes së kafshëve ‘Freedom for Animals’ tha se ishte një lajm i mrekullueshëm, por kërkonte garanci që kafshët të marrin lirinë dhe kujdesin që meritojnë.

Drejtoresha e parkut Karen Brewer, insistonte se imjpanti plotëson kushtet e regullatorëve, por dje pranonte se kompania do të fokusohet në një impjant 50 km larg në Tebay, që do të funksionojë si park natyror i botës së egër, shkruan rrjeti Daily Mail.

FOTO GALERI
2/5
Një inspektim kësaj vere detajonte ‘disa shkaqe madhore shqetësimi’ dhe pasiguri të kafshëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA