Georgescu: Gjykatësit që anuluan zgjedhjet e Rumanisë nuk do të gjejnë rehat askund (fotot)

17/12/2024 16:48

Călin Georgescu, i cili pritej të fitonte zgjedhjet në Rumani deri para se gjykata të anulonte rezultatin e raundit të parë më 24 nëntor, tha sot se gjykatësit që morën vendimin duhet të mbyllen në burg.

Duke folur në video për mbështetësit e tij në rrjetet sociale, kandidati djathtë presidencial tha se ata “nuk do të gjejnë paqe as në ferr” nëse nuk riparojnë atë që ai quante “gabimi i tyre”.

“Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, a kanë shkelur ata betimin e tyre? Me vendimin e 6 dhjetorit a nuk keni bërë betim të rremë”, pyeste Georgescu.

“A doni ju që Zoti t’ju ndihmojë – siç thuhet në betimin e magjistratëve? Atëherë korrigjoni gabimin që populli të ketë besim të institucionet, ndryshe nuk do të gjeni paqe as në ferr”, tha kandidati, sipas rrjetit BrusselSignal.

“Ju paralajmëroj se votat e anuluara do t’i paguani me shumë vite burg, dhe mos harroni se askush nuk është mbi ligjin, as ju, veçanërisht ju, që supozohet të mbroni ligjin”.

Paralajmërimi i tij vjen teksa gjykata e lartë e Rumanisë anuloi kërkesën e tij për anulimin e komisionit elektoral për rinisjen e procesit të zgjedhjeve.

Ai pretendonte se komuniteti ndërkombëtar rrinte indiferent, thjesht duke ndjekur spektaklin politik në Rumani, dhe kjo krijonte një precedent të rrezikshëm: Anulimin e votës së popullit në favor të politikanëve.

Georgescu kishte marrë 23 përqind të votave në raundin e parë, duke mundur kundërshtarët  Liberal e Socialistë që morën 19 përqind secili.

Por më 6 dhjetor rezultati u anulua nga gjykata që tha se i gjithë procesi duhet të përsëritet.

Megjithëse nuk u gjetën prova manipulimi apo kushtëzimi të votës, këshilli lartë e sigurisë tha se vendi ishte objekt “i sulmeve agresive kibernetike nga Rusia” gjatë kohës së zgjedhjeve.

Nuk është caktuar ende data e zgjedhjeve të reja, shkruan BrusselSignal.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA