Brad Pitt beson se Angelina Jolie po pengon finalizimin e divorcit të tyre për të ndaluar martesën e tij të tretë.
Burimet pranë Pitt pretendojnë se aktorja po e përdor situatën si “një taktikë tjetër” për të kontrolluar ish-bashkëshortin e saj pasi ajo po e sheh atë të lumtur.
Ata u bënë çift në vitin 2006 dhe u martuan në vitin 2014 para ndarjes së tyre shokuese në 2016, gjë që shkaktoi një luftë të ashpër në gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve dhe pronat e tyre.
Brad tashmë është në marrëdhënie me 31-vjeçaren, Ines de Ramon, me të cilën edhe bashkëjeton.
Burimet kanë zbuluar se ylli i Hollywood-it dëshiron të martohet përsëri, por beteja e ashpër ligjore me Anxhelinën po e pengon atë të ecë përpara, pasi ai kërkon të divorcohet plotësisht përpara se të rimartohet.
“Brad dëshiron të martohet përsëri, por Angie është ende pëngësë, dhe ai thjesht dëshiron që kjo të përfundojë. Ajo e ka zvarritur këtë për gati një dekadë”, tha një burim i afërt me aktorin për DailyMail.com.
Ai shtoi se marrëdhënia e Brad-it me fëmijët e tij mund të jetë një arsye për veprimet e aktores, pasi ata sugjeruan se ajo po pret që binjakët të mbushin 18 vjeç përpara se të finalizojë divorcin.
Top Channel