‘Vullneti politik nuk është më i fortë se ligjet e fizikës’/ Suedia dënon politikat ‘e gjelbra’ të Gjermanisë që fajëson për rritjen e çmimeve (fotot)

16/12/2024 17:54
Zv. kryeministrja suedeze Ebba Busch

Rritja e papritur e këtij muaji e çmimeve të energjisë në Evropë ka sjellë fërkime mes Suedisë e Gjermanisë teksa zv. kryeministrja suedeze Ebba Busch fajësonte politikat e gjelbra të qeverisë gjermane.

Më 12 dhjetor çmimet e energjisë u rritën njëkohësisht në të gjithë Evropës si rezultat i të ashtuquajturit “moti i errët” kur nuk prodhohet dot energji nga era ose drita e diellit prej mungesës së tyre. Por kjo nuk është një situatë e pazakontë për dimrat evropianë, shkruan rrjeti belg BrusselSignal.

Që kur Gjermania ka mbyllur impjantet bërthamore në 2023 për të përdorur ‘burimet e rinovueshme’ çmimet e energjisë kanë arritur në €1,000 per çdo megavat/orë në Gjermani duke prekur gjithashtu vendet fqinje të cilat kanë sistemet e ligura me Gjermaninë.

Mes kritikave të saj Busch përpiqej të largonte fajin nga qeveria e saj duke thënë se Gjermania po importonte sasi të mëdha energjie, çka ka rritur çmimet.

Ministrja tha për rrjetin gjerman Bild: “Është e vështirë për një ekonomi industriale të mbështet te dashamirësia e Zotave të motit për lulëzimin e saj, çka po provohet aktualisht si shumë problematike ”, duke iu referuar energjisë nga turbinat e erës apo paneleve diellore.

“Qeveria suedeze mbështet energjinë e rinovueshme por asnjë vullnet politik nuk është më i fortë se ligjet e fizikës – as dhe ai i ministrit gjerman të klimës Robert Habeck … prandaj politikanët nuk duhet të habiten nga rezultatet e sistemit të tyre të varur nga moti”.

“Pa industri karburantesh, përfshi dhe ato bërthamore vende si Gjermania do të japin pasojat e trazirave të tyre te çmimet në të gjithë Evropën Veriore gjatë kesaj periudhe”, tha më tej Busch.

Pas rritjes së çmimeve disa ditë më parë ministria gjermane e klimës shkruante në rrjetet sociale: “Çmimet e energjisë në Suedi përcaktohen kryesisht nga faktorë brenda Suedisë. Gjermania e Suedia janë të lidhura vetëm me një interkonektor relativisht të vogël”.

“Kur ne kemi pak erë, importojmë nga Suedia, e cila gjeneron energjinë elektrike me liqene të mëdha hidrocentralesh”, shtoi zyrtari gjerman./BrusselSignal/

FOTO GALERI
1/2
Turbina gjigante ere ne Gjermani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA