Votëbesimi, sot kancelari Scholz para Bundestagut… Bie qeveria?!

16/12/2024 16:58

Bundestagu gjerman vendos sot për votëbesimin e kërkuar nga kancelari Olaf Scholz.

Zgjedhjet e parakohshme janë planifikuar më 23 shkurt. Por zhvillimi i tyre kërkon ndjekjen e procedurave të caktuara të lidhura me kuadrin ligjor zgjedhor të Gjermanisë.

Së pari, kancelari duhet të shtrojë çështjen e votëbesimit në parlament, që me shumë gjasë pritet ta humbasë. Më pas presidenti federal shpërndan parlamentin. Si pasojë duhet që brenda 60 ditësh të mbahen zgjedhjet e reja.

Votimi për kërkesën e kancelarit mund të bëhet jo më herët se 48 orë pas pranimit të saj. Nëse kancelari nuk do merrte një shumicë absolute prej 367 votash pro në këtë votim, do të thotë se e humb votëbesimin. Nëse Presidenti Federal shpërndan Bundestagun, duhet të ketë zgjedhje të reja brenda 60 ditëve nga shpërbërja e tij. Dita e zgjedhjeve federale përcaktohet zyrtarisht nga Presidenti Federal në përputhje me Ligjin Federal Zgjedhor.

Në Gjermani është përcaktuar 23 shkurti. Humbja e votëbesimit dhe shpërbërja e Bundestagut nuk e ndryshojnë faktin që kancelari dhe qeveria e tij janë në detyrë si zakonisht. Funksioni i kancelarit federal përfundon vetëm kur një Bundestag i ri mblidhet pas zgjedhjeve të reja (neni 69 i ligjit themelor). Edhe atëherë, kancelari Scholz qëndron në detyrë me kërkesë të Presidentit Federal, derisa një Bundestag i sapo zgjedhur të ketë zgjedhur kancelarin e ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA