Marrja e kontrollit të postave britanike Royal Mail nga një miliarder i Çekisë është miratuar nga qeveria e Londrës.
Blerja prej 4 miliardë dollarë nga kompania EP Group e Daniel Kretinsky ka marrë dritën jeshile nga Londra, e cila thotë se ka ruajtur një pjesë të aksioneve që kërkohen për të bërë “ndryshime madhore” në pronësinë e Royal Mail, për selinë e saj kryesore ose rezidencën taksore, shkruan rrjeti BBC.
EP Group është zotuar të ruajë shërbimet bazë të Royal Mail teksa Kretinsky ka thënë për rrjetin BBC “do të punojë me nder sa kohë të jem në drejtim”.
Por kreu i rregullatorëve vendas Ofcom, Dame Melanie Dawes tha se kishte “dyshime të mëdha për ato që shërbimi do të ketë nevojë në të ardhmen”, teksa “numri letrave të dërguara po bie dhe shërbimet duhet të jenë sa më të qëndrueshme”.
Ministri britanik Jonathan Reynolds tha se pas miratimit të qeverisë akordi duhet të miratohet nga aksionerët por sipas tij marrëveshja do të jetë e mirë për punonjësit e postave Royal Mail dhe klientët e saj”.
Mes kushteve të kalimit të drejtimit te EP Group janë ruajtja e emrit Royal Mail dhe rezidencës taksore në Britani për pesë vitet e ardhshme.
Pronari i ri Kretinsky raportohet se ka të tjera biznese në Britani dhe zyrtarët anglezë i referohen atij si “biznesmen legjitim” që është kontrolluar për lidhje të mundshme me Rusinë, shkruan BBC.
Top Channel