Muslimani me precedentë terrori padit barin britanik për simbolin e ‘Kokës së Saraçenit’ (fotot)

16/12/2024 15:28

Një britanik me precedentë terrori ka paditur së fundmi një prej bareve me të njohura në vend Saracen’s Head Inn (Koka e Saraçenit), duke thënë se është i ofenduar nga koka e arabit me mjekër në logon e pijetores, dhe se simboli është “nxitje dhune”.

Khalid Baqa kërkon të çojë në gjyq kompaninë e pub-bareve në Chesham, Buckinghamshire në jug të Anglisë, edhe pse më parë është burgosur katër vjet për propagandë xhihadiste në rrjet.

Ai tashmë kritikon përshkrimin ‘racist’ të turkut në logon e pub-it dhe emrin me te cilin thirreshin me pare muslimanet, teksa kërkon 1,850 paundë dëmshpërblim nga pronarët e rreth 30 bizneseve me këtë emër.

Por drejtuesit thonë se do të rezistojnë ndaj padisë pasi baret e tyre kanë pasur këtë emër prej rreth 500 vjetësh, tha pefaqesuesi Robbie Hayes.

“Ai thjesht po provon nëse ka fat me këtë padi. Sigurisht që të shqetëson pasi nuk i dihet kurrë me njerëz të tillë”, tha Hayes.

52-vjecari shtonte se asnjë nga klientët e tij nuk janë racistë dhe se emri është “thjesht historik”.

Në padinë e tij Baqa shpjegon se simboli përshkruan burrin ezmer arab dhe është qartazi ksenofob, racist dhe nxit dhunë ndaj një kategorie të caktuar njerëzish”.

Duke folur me rrjetin The Sun, ai tha se gjithmonë ishte ofenduar nga baret tradicionale me emra të tillë.

‘Saraçeni’ është një term që përdorej për të përshkruar njerëzit me origjinë arabe deri disa shekuj më parë në Angli, dhe më pas muslimanët.

Por është gjithashtu mes emrave më të preferuar për baret në Britani, pas atyre të quajtur ‘Red Lion’, shkruan Daily Mail.

Bari në fjalë raportohet se është ndërtuar prej vitit 1530. /Daily Mail/

FOTO GALERI
2/4
Duke folur me rrjetin The Sun, ai tha se gjithmonë ishte ofenduar nga baret tradicionale me emra të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA