Me tortë dhe qirinj! Parashqevi Simaku takim me shqiptarët, shfaqet më e lumtur se kurrë

16/12/2024 14:37

Darka e Parashqevi Simakut së bashku me biznesmenin Elton Ilirjani dhe shqiptarët e tjerë që jetojnë në SHBA, duket se ka qenë një nga momentet më të bukura të ikonës së muzikës sonë.

Parashqevi Simaku shihet më e lumtur se kurrë, ku është surprizuar me tortë dhe qirinj.

Ajo shihet më e lumtur se kurrë teksa gjatë gjithë kohës ka buzëqeshur, pamje që janë publikuar nga Elton Ilirjani në rrjete sociale.

Teksa u gjet e pastrehë në një stacion treni, ikona e muzikës shqiptare tashmë nuk do të endet rrugëve.

Biznesmeni ka njoftuar se për momentin Parashqevi Simaku do të qëndrojë në një hotel në Manhatan, vend të cilin e ka bërë publik.

Këngëtarja Parashqevi Simaku është larguar prej gati 3 dekadash nga skena, ndërkohë që pas emigrimit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka eliminuar çdo dalje në ekran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA