“Largimi im nga Siria nuk ishte i planifikuar”, Assad reagon për herë të parë nga arratia: Qëndrova në Damask deri në orët e para të së dielës

16/12/2024 15:01

Largimi i presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad nga vendi ishte i paplanifikuar, sipas një deklarate të postuar të hënën në llogarinë Telegram të Presidencës Siriane, që pretendohet të jetë nga Assad.

Është e paqartë nëse Assad ende kontrollon llogarinë e Telegram. Nëse deklarata është autentike, do të ishte hera e parë që ai komenton publikisht ngjarjet që nga rënia e regjimit të tij këtë muaj.

“Largimi im nga Siria nuk ishte as i planifikuar dhe as nuk ndodhi gjatë orëve të fundit të betejave, siç kanë pretenduar disa. Përkundrazi, qëndrova në Damask, duke kryer detyrat e mia deri në orët e para të së dielës, 8 dhjetor 2024”, thuhet në deklaratën e llogarisë së Presidencës Siriane në Telegram.

Deklarata pretendon se Assad u zhvendos në bazën ajrore ruse në Hmeimim të Sirisë mëngjesin e së dielës, 8 dhjetor dhe Rusia i kërkoi atij të evakuohej kur baza u sulmua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA