“Çova amanetin e nënës në vend”, me sytë me lot, rrëfimi prekës i vëllait të Parashqevi Simakut në Top Story

16/12/2024 21:29

Më sytë në lot, vëllai i Parashqevi Simakut, ka folur sërish për Top Channel, këtë herë për emisionin Top Story.

Arbeni tregoi se gjetja e motrës së tij, është një amanet i çuar në vend për nënën e saj që iku nga jeta me sytë e zemrën pas, duke e kërkuar.

“Jam shumë i emocionuar, sot ndihem aq i lumtur aq i gëzuar që nga njëherë dhe fjalët nuk të dalin dot, vetëm për arsye që unë sot komunikova me motrën time me kamera, dhe falënderoj Ilirian.

Kishim shumë kohë pa folur, nuk e mbaj mend sa… e njoha direkt por ngela i trishtuar sepse mënyra sesi e komentuan atë që mund të kishte shumë mënyra të tjera, por ishte një që më shkaktoi shumë dhimbje dhe shumë stres.

Ma la amanet deri ditën e fundit dhe sot ajo është e çliruar dhe fle e qetë. Unë tani edhe të vdes, çova amanetin e nënës time sepse ajo e ka pasur pikë të dobët, dy prindërit e mi”, u shpreh ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA