BE ka shënjestruar ilegalisht qytetarët me reklama duke shfrytëzuar të dhëna ‘të ndjeshme’ personale, thonë monitoruesit (fotot)

16/12/2024 18:43

Komisioni Evropian ka humbur çështjen e tij me Mbikqyrësit e Mbrojtjes së të Dhënave Personale të BE, të cilët vendosën se “KE ka shënjestruar ilegalisht reklamat elektorale ndaj qytetarëve duke përdorur të dhëna të ndjeshme personale të lidhura me pikëpamjet e tyre politike”.

Mbikqyrësit thanë në vendimin e 13 dhjetorit se “KE në mënyrë të paligjshme kishin përpunuar të dhënat personale të ankimuesit duke përfshirë kategori specifike, pa pasur bazë ligjore … në fushatën e reklamave të zgjedhjeve te KE në rrjetin X nga 15 deri në 28 shtator 2023.”

Paralajmërimi i marrë nga institucioni vlen për ndërgjegjësimin e institucionit për shkeljen dhe dekurajimin e veprimeve të tilla në të ardhmen, shkruan rrjeti belg BrusselSignal.

Grupi tjetër monitorues Noyb, me bazë në Vienë kishte paditur KE në 2023 për ato që quante reklama të personalizuara në dhoma virtuale chati.

Një zëdhënës i organizatës noyb tha për Brussels Signal: “Ne besojmë se ky vendim dërgon një mesazh të qartë ndaj autoriteteve të mbrojtjes së të dhënave. Shënjestrimi i përdorusve të rrjetit bazuar në bindjet e tyre politike apo çdo aspekt personal të karakterit të tyre, është diçka ilegale”.

“Për fat të keq këto janë kthyer në praktika normale në shumë zgjedhje dhe kjo duhet të marrë fund. Vendimi i sotëm është një precedent i mirë”.

Zbulimet tregonin se reklamat kishin shënjestruar përdoruesit bazuar në pikëpamjet e tyre politike dhe besimet fetare.

“Në mënyrë specifike reklamat i shfaqeshin njerëzve që nuk ishin të interesuar në fjalë kyçe si #Qatargate, Brexit, Marine Le Pen, Alternative für Deutschland, Vox, Christian, Christian-phobia apo Giorgia Meloni,” shkruante rrjeti Noyb.

Kjo vjen pasi edhe më parë KE ka shkaktuar trazira me shfrytëzim të të dhënave “personale për mikro-shënjestrim të njerëzve, që është kërcënim serioz i procesit të drejtë e të pastër elektroral, siç është keqinformimi i publikut për sondazhet elektorale të opinionit.

Përfaqësuesja Maartje de Graaf, tha: “Është tronditëse që KE të mos ndjekë ligjin që vetë institucionalizoi disa vjet më parë dhe pretendon se mbron të dhënat personale kur në fakt nuk bën asgjë për të realizuar këtë”.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA