Presidenti brazilian shfaqet për herë të parë pas operacionit kritik në tru: Faleminderit për lutjet…

15/12/2024 20:13

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva ka dalë nga spitali pasi iu nënshtrua një operacioni urgjent për një gjakderdhje në tru, pas një aksidenti brenda rezidencës presidenciale në tetor të këtij viti.

Ai u shfaq së bashku me ekipin e tij mjekësor në një konferencë shtypi në spitalin Sírio-Libanês në Sao Paulo.

“Kjo nuk është një intervistë, është thjesht një seancë për të falënderuar, së pari, Zotin, i cili u kujdes për mua . Faleminderit shumë për lutjet, për ata që kanë vetëm urrejtje, ju kam falur. Unë jam këtu, i gjallë dhe me më shumë dëshirë për të punuar”, tha ai.

Kujtojmë se presidenti Lula u dërgua në spital këtë të hënë, ku iu nënshtrua një operacioni pasi ishte ankuar për një dhimbje të fortë koke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA