Netanyahu bisedon me Trump, diskutojnë për pengjet dhe Sirinë

15/12/2024 19:23

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bisedoi me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, ku diskutuan për zhvillimet në Siri, por edhe për lirimin e pengjeve izraelitë dhe të huaj të mbajtur nga Hamasi në Gaza.

Netanyahu i përcolli Trump vendosmërinë e Izraelit për të vazhduar të veprojë kundër Iranit dhe grupeve të armatosura të lidhura me të sa herë që ata përpiqen të dëmtojnë Izraelin.

“Ne jemi të vendosur të parandalojmë riarmatimin e Hezbollahut. I them qartë Hezbollahut dhe Iranit: për të parandaluar që të na dëmtoni, ne do të vazhdojmë të veprojmë kundër jush sipas nevojës, në çdo fushë dhe në çdo kohë.”

Netanyahu sqaroi se ai foli me Trump të shtunën mbrëma, ku tha se “Ishte një diskutim shumë miqësor, shumë i ngrohtë dhe shumë i rëndësishëm për nevojën që Izraeli të përfundojë fitoren e tij. Ne nuk kemi asnjë interes në konfliktin me Sirinë. Ne do të përcaktojmë politikën e Izraelit ndaj Sirisë sipas realitetit në terren”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA