Futbollisti i Dortmund përfshihet në një skandal, babai i tij zbulon moshën reale: Mora certifikatë false

15/12/2024 18:08

Sulmuesi i Nices, i huazuar te klubi francez nga Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko, është sërish në qendër të polemikave për shkak dyshimeve rreth të moshës së tij reale.

Lajmi u bë i ditur nga babai i tij, i cili konfirmoi në një intervistë në Gjermani rreth një mospërputhje prej të paktën 4 vitesh mes moshës reale të futbollistit dhe asaj me të cilën është deklaruar.

Fëmija i artë i futbollit gjerman, Mukoko lindur më 20 nëntor 2004 dhe ka qenë në lajme disa herë në vitet e fundit për shkak të rekordeve të tij. Gjermania ndryshoi rregulloret në mënyrë që ai të mund të debutonte në ligën gjermane në moshën 16-vjeçare, debutim i cili theu rekord.

Në ekipin e të rinjve të Borussia Dortmund, Mukoko shënoi 134 gola në 79 ndeshje. Numra marramendës, të cilët shpejt sollën vëmendje së bashku me polemikat rreth moshës së tij.

Babai i tij, Josef, sapo ka ndryshuar versionin e tij për moshën e Mukoko-s, duke folur në një dokumentar që do të transmetohet në ProSieben të dielën më 15 dhjetor.

“I vetëdijshëm për përgjegjësinë penale të një deklarate të rreme, deklaroj se ai nuk është djali im biologjik dhe i bashkëshortes sime Marie Mukoko. Ai nuk ka lindur 20 nëntor 2004 në Yaounde, Kamerun. Kam marrë një certifikatë false të lindjes për të. Pas kësaj, shkova në ambasadë dhe i mora një pasaportë, më pas e çova në Gjermani si djalin tim. Në fakt Youssoufa ka lindur më 19 korrik 2000”, tha babai i lojtarit.

Kjo deklaratë mund të ketë ndikim të madh në të ardhmen e futbollistit, deri më sot debutuesi më i ri në historinë e Champions League sepse në bazë të të dhënave të mëparshme, ai ishte 16 vjeç e 18 ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA