Producenti njohur Gordo Peruci me miliona ndjekës në rrjet, u qëllua disa herë dhe tragjikisht vdiq në vend.
Sensacioni internetit ishte bashkë me gruan e tij kur një grup i armatosur iu afruan atyre jashtë shtëpisë në veri të Meksikës.
Personazhi i ndjekur i rrjetit, emri i vërtetë i të cilit është Leovardo Asipuro Soto, vdiq në vend nga plagët, ndërsa gruaja e tij Brenda Félix u dërgua në spital në gjendje të rëndë por më vonë humbi jetën nga plagët.
Ngjarja e rëndë ndodhi jashtë shtëpisë së tyre në Culiacán, mbrëmjen e 9 dhjetorit.
Zyrtarët thonë se kanë hapur hetime mbi vrasjet e tmerrshme por ende nuk janë bërë arrestime.
Gordo njihej si një sensacion për videot e tij të komedisë që ndiqeshin nga miliona njerëz në rrjetin TikTok, e rreth 470,000 në rrjetin Instagram.
Leovardo kishte gjithashtu një kanal të njohur në rrjetin YouTube me 172,000 të abonuar kur performonte skeçe dhe tregonte histori humoristike.
Ai ishte bërë i njohur nga bashkëpunimi me producentin Marco Eduardo Castro Cárdenas, i njohur ndryshe si Markitos Toys.
Marco, i cili ka 4.8 milionë fansa në Instagram, njoftonte gjithashtu për problemet e ti me bandat, pasi një grup kriminal kishte sulmuar bizneset e tij në Kubë, shkruante rrjeti NeedToKnow.
Leovardo la pas tragjikisht katër fëmijë.
Lajmi tragjik vjen vetëm disa ditë pasi një modele e njohur në TikTok u qëllua për vdekje teksa qëndronte në makinën e saj jashtë palestrës.
24 vjeçarja Fedra Oded Gaxiola Orozco, u qëllua për vdekje teksa qëndronte në Mercedes-in e saj javës që shkoi ne Meksike, shkruan The Sun.
Ajo kishte më shumë se 200,000 të abonuar në rrjetin Instagram dhe në TikTok ku promovonte kompani veshjesh sportive dhe estetike.
Nuk dihen ende motivet e vrasjes së vajzës por ngjarja vjen pasi një tjetër modele e njohur Vielka Pulido u ekzekutua bashkë me partnerin e saj në të njëjtin rajon në fillim të vitit, shkruan rrjeti The Sun.
Top Channel