Sirianët celebrojnë me slogane islamiste në tregjet gjermane të Krishtlindjeve (VIDEO)

14/12/2024 17:41

Analistët thonë se përdorimi i vendeve të simbolikës kristiane për demonstatat e sirianëve tregon ‘mungesë të theksuar respekti’.

Masa të mëdha sirianësh në Gjermani që celebrojnë largimin e Bashar Assad janë parë kësaj jave në tregjet e Krishtlindjeve të shumë qyteteve, teksa videot online tregojnë marshimet e tyre me flamurë sirianë dhe brohoritje  ‘Allahu Akber’ dhe ‘Bashar ka ikur, Siria është e lirë!’

Mediat gjermane tregojnë sesi mbështetësit e rebelëve sirianë janë shfaqur në tregjet e fundvitit në qytete si Stuttgart, Dresden, Baden-Württemberg, Mannheim, Karlsruhe, Konstanz.


Megjithse shumica e demonstratave kanë qenë paqësore, disa prej sloganeve të brohoritura kanë shqetësuar banorët si për shembull ‘Allahu Akbar,’ që përkthehet në ‘Zoti është më i madhi,’ por është e lidhur me islamizmin ekstrem, shkruajnë mediat.


Policia vendase tha se është duke analizuar pamjet shkruante rrjeti vendas Bild, për të parë nëse ka veprime apo përmbajtje ekstremiste.

Eksperti i ekstremizmit Ahmad Mansour tha se përdorimi ii tregjeve të Krishtlindjeve për demonstrata tregon mungesë respekti,” duke shtuar se ka mënyra të tjera për të celebruar, “pa trazuar tensione kulturore”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA