Ish-zhytësi veteran i deteve, tani mbledh topat në liqenet e fushës së golfit në Malajzi (fotot)

14/12/2024 19:24

Sumadi Ibrahim dikur lundronte në detet e ashpra për të mbrojtur vendin gjatë shërbimit të 20 vjetëve me marinën e Malajzisë.

Sot misioni i tij vijon të jetë nën ujë por kësaj radhe më pak dinjitoz, në fundin e liqeve të fushave të golfit për të mbledhur topat e humbur, shkruan rrjeti AFP.

Pas dorëheqjes nga marina Sumdai duhet të sigurojë jetesën edhe pse për shumë vjet ka patrulluar ujërat e mbushur me peshkaqenë të arqipelagut Paqësor që përbën vendin e tij.

51-vjeçari tashmë udhëton në rrugët e shtetit të tij Selangor në periferi të Kuala Lumpur, duke u futur në fund të pellgjeve të fushave për të mbledhur topat e goditur gabim nga golfistët.

Ai thotë se në një ekspeditë mund të mbledhë 500 deri në 600 topa, që më pas ua shet golfistëve të zemëruar që i kishin humbur.

Sumadi thotë se me eksperiencën e tij të zhytjeve, edhe tani në jetën konvencionale mund të ketë zhytje në punën e tij, teksa pellgjet e fushave te golfit arrijnë deri në dy metra thellësi.

Sumadi thotë se tashmë tre herë në javë ai duhet të zhytet në pellgjet e impjanteve gjatë natës kur bari është duke u ujitur.

“Nuk marr elektrik me vete, hëna është drita ime e vetme. Ndërsa duart i përdor për të kërkuar. Kur duart e mia prekin diçka në fund, mund të bëjë dallimin nëse është një top golfi apo diçka tjetër.”

Pa përdorur pajisje frymëmarrje, ai mbledh topat e golfit duk i futur në mëngë e në bluzë.

Puna e tij aktuale mund të duket më pak e rrezikshme se ushtria, por dhe ajo ka sfidat e saj. Uji është i ftohtë e i errët, duke vënë në provë si rezistencën fizike ashtu dhe atë mendore.

Dita e tij e rrogës është çdo të shtunë kur ai ngre stendën e tij modeste të shitjes së topave në hyrje të fushës, duke i shitur ato në pako prej 20 topash.

Një top i zakonshëm shitet për 0.70 ringit ($0.16) ndërsa topat më të mirë shiten për rreth gjashtë ringit malajzianë ($1.35).

Kjo punë thuhet se i sjell Sumadi një fitim prej 8,000 ringit ($1,800) në muaj, që është rreth tre herë më shumë se rroga e një malajziani të zakonshëm, shkruan rrjeti AFP.

Sporti i golfit është kritikuar për pasojat e tij në mjedis (topat e humbur) por Sumadi nuk pretendon të jetë ambjentalist.

Duke larguar qindra topa metali e plastike ai fiton jetesën e tij dhe gjithashtu jep kontributin në pastrimin e ambjentit, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
2/7
Pas dorëheqjes nga marina Sumdai duhet të sigurojë jetesën edhe pse për shumë vjet ka patrulluar ujërat e mbushur me peshkaqenë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA