Fitoi 43 milionë dollarë në një vit, rrëfehet ylli i “Onlyfans”: Kam ardhur nga një familje e varfër, Zoti më solli në tokë për një qëllim

14/12/2024 14:35

Sophie Rain është padyshim një nga yjet që ka shkëlqyer së fundmi në platformën për të rritur, Onlyfans.

Ajo ka ditur ta shfrytëzojë sa më shumë këtë platformë, aq sa ka fituar tashmë 43 milionë dollarë në një vit.

Sipas saj, kjo arritje ka ardhur për shkak të besimit të saj në Zot.

Ajo është përballur me kritika duke vënë në dyshim vendin e saj si një e krishterë e devotshme për atë që po bën, por në një intervistë me revistën People, Rain shpjegoi pse beson se puna e saj në OnlyFans ndikon në besimin e saj.

“Zoti fal shumë dhe më vuri këtu. Ai më vendosi në tokë për një arsye dhe unë po jetoj çdo ditë. Nëse nuk do të ishte për të, nuk do të isha këtu tani”, u shpreh 20-vjeçe.

Rain argumentoi se familja e saj shkonte në kishë çdo të diel gjatë fëmijërisë së saj, por pavarësisht punës së saj të re përmes kësaj mbështetjeje, ajo ruan përulësinë.

“Unë ende përpiqem të kursej çdo dollar që mundem, sepse kështu jam rritur. Më vjen mirë që fitova kaq shumë sepse gjithçka që doja ishte të ndihmoja familjen time. I pashë duke u rritur, ishin shumë të varfër dhe e kishin të vështirë të paguanin faturat, jetonin gojë më gojë. Kështu që kjo është ajo që më motivon gjithashtu, se prindërit e mi do ta kishin të vështirë të paguanin faturat. Doja ta ndryshoja atë”, tha modelja.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA