Këngëtarja e famshme shqiptarë, Xhensila Myrtezaj lajmëroi fansat se ka anuluar të gjitha koncertet.
Përmes një videoje në Intsagram ajo tregon se ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore, situatë e cila e e ka detyruar të mos dalë në skenë.
Ajo shprehet se po i nënshtrohet një trajtimi dhe se do të bëhet mirë brenda ditësh.
“Nuk më ka ndodhur kurrë që të anuloj një koncert ose një event për shkaqe shëndetësore apo personale, e kam mbajtur veten për gocë të fortë, por ndonjëherë shëndeti nuk pyet se sa dëshirë apo forcë ke ti për të punuar. Mjekja më sugjeroi, në fakt ishte një urdhër që duhet të vazhdoj një terapi venoz dy herë në ditë derisa ta marr veten, është çështje ditësh dhe unë e di që do të vij sërish më e fortë se kurrë për koncertet e tjera të radhës dhe për të qenë pranë jush”, tha Xhensila.
Top Channel