Shorti i kualifikueseve të Botërorit na ka kthyer 10 vite pas në një nga ndeshjet më të errëta të historisë së kombëtare sonë, atë të Beogradit më 14 tetor të vitit 2014-të, që për supersticiozët mund të ndodhte vetëm në një ditë të ashtuquajtur e premte 13, apo e premtja e zezë.
Skena dhune, përbindshash, të turpshme, ndodhën në stadiumin e Beogradit me hyrjen e dronit të famshëm me flamurin Autoktonus.
Me sa duket origjina I thirri vendasit. E megjithatë, një ngjarje shumë e rëndë për të cilën na u desh të kërkonim drejtësi në për gjykata për të marrë të drejtën tonë që atëherë në kualifikoi për herë të parë në histori në një Europian. Ishte dhurata më e madhe që na bëri edhe trajneri Giani de Biasi, I cili sot 10 vite pas, në përfundim të shortit reagon kështu për Top Channel:
“O Zot…..nga ky këndvështrim ishte një short që nuk e prisja, pas asaj që na ka ndodhur, por nga një këndvështrim pozitiv është diçka e mirë pasi ne në ato eliminatore u kualifikuam në Europian dhe Serbinë e lamë poshtë.
Ndeshjen e dytë vërtetë e humbëm në Elbasan por ishin tifozët si puna jote që më bën të besoja edhe unë më tepër sepse ishim, në rregull me 0-0 dhe e mbaj mend që jam nxehur shumë dhe i kam bërtitur shumë lojtarëve. Gjithsesi shpresoj që të kualifikoheni edhe për Botërorin 2026. Dhe unë do të shkoja me gjithë qejf në Beograd…nëse më japin garanci për sigurinë”.
Si e sheh sot në përballje Shqipëri-Serbi? Si mund të motivosh djemtë pas asaj që kanë parë, lexuar e dëgjuar?
“Në radhë të parë i dashur Endi, tuhet të përqendroheni tek të gjitha ndeshjet jo vetëm tek kjo. Por nëse do të flasim specifikisht për këtë, kjo nuk është një ndeshje që kërkon ndonjë motivim të veçantë, përkudnrazi, duhet përgatitur se si ta përballojmë kundërshtarin nga këndvështrimi tekniko takikt. Nga ana tjetër duhen mbajtur nën kontroll të gjtiha emocionet që e tejkalojnë fushën e futbollit”.
Më i thjeshtë ky grup, se ai që na kualifikoi në Eurpopianin e 2016-s?
“Ky grup që ka Shqipëria është me 3 skuadra realisht, me Anglinë, Shqipërinë dhe Serbinë pasi dy ekipet e tjera janë vite dritë larg me ju dhe kundërshtarët e tjerë, ndoshta mund t’I marrin pikë njëra tjetrës. Dhe për hir të së vërtetës përballja për kualifikim do të jetë vetëm mes dy ekipeve Shqipërisë dhe Serbisë për vendin e dytë pasi vendi I parë për mua është vendi I Anglisë. Të parashikosh se kush do të jetë përpara ka shumë element, koha që do të luhet ndeshja, si do të jetë gjendja lojtarëve në atë periudhë dhe gjëra si këto.”
Ndërkohë mes pamjeve të dhunës ekstreme në atë ndeshje 10 vite më parë, bie në sy goditja ndaj ish-sulmuesit kuqezi Bekim Balaj.
“Gjithsesi, ashtu si përmend edhe ish-trajneri ynë De Biazi, në fund ja vlejti…u kualifikuam në Europian.”
Top Channel