Aktori i njohur Jim Carrey ka shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer në rolin e tij të famshëm si Grinch, por ka një kusht që duhet të plotësohet para se të pranojë rikthimin.
Pas më shumë se 20 vitesh që nga premiera e vitit 2000 të filmit “How the Grinch Stole Christmas”, personazhi i Grinch-it i luajtur nga Carrey ka mbetur një figurë ikonike për shumë njerëz, dhe çdo vit miliona fansa e shohin filmin si një pjesë të pandashme të festave të Krishtlindjeve.
Carrey ka luajtur një gamë të gjerë rolesh pas Grinch-it, si në filma të njohur si “Bruce Almighty”, “Eternal Sunshine of the Spotless Mind” dhe “Kick-Ass 2”. Kohët e fundit, ai ka marrë pjesë në projektin e njohur të “Sonic the Hedgehog” si Dr. Robotnik. Megjithatë, ai ka treguar se është dakord për t’u rikthyer te Grinch-i, edhe pas kaq shumë vitesh.
Në një intervistë me Comicbook.com, Carrey u pyet për cilët personazhe do të dëshironte të kthehej dhe ai përmendi Grinch-in. Megjithatë, ai ka pranuar se ka një pjesë të procesit që nuk i ka pëlqyer gjatë xhirimeve të filmit të parë, makijazhi i rëndë dhe mundimi që vjen me të.
Ai ka shpjeguar se për çdo ditë xhirimi, ai duhej të mbante një makijazh të rëndë, që e bënte të vështirë frymëmarrjen dhe ishte shumë e lodhshme. Carrey tha se ndërsa e kishte këtë mendim për të kënaqur fëmijët por gjithsesi ishte një eksperiencë e vështirë.
Megjithatë, ai ka theksuar se tani, me avancimet e teknologjisë dhe mundësitë e kapjes së lëvizjes (motion capture), rikthimi mund të jetë më i lehtë, pasi do të ishte i mundur të jepte performancën pa pasur nevojë të kalonte përmes procesit të mundimshëm të makijazhit. Carrey shprehu se tani ka mundësi të tjera dhe çdo gjë është e mundur.
Lajmi për një rikthim të Carrey-t si Grinch ka ngjallur entuziazëm tek fansat, të cilët e kujtojnë atë si një nga performancat më të dashura dhe më të veçanta të Krishtlindjeve./ TAR
Top Channel