Testimet e fundit në ushtri/ Lazeri britanik shkatërron në ajër dronët përgjues (Fotot)

12/12/2024 17:41

Teknologjia luftarake e lazerit vijon të aplikohet vitet e fundit nga ushtritë, teksa Britania njoftonte testimin e suksesshëm të një mjeti relativisht të vogël për shkatërrimin e dronëve përgjues në ajër.

Ushtria britanike tha se lëshoi shufrën e dritës infra-të-kuqe nga një autoblindë dhe rrëzoi dronin fluturues në një kamp në Uells, shkruan The Independent.

Arma e frikshme funksionon duke drejtuar shufrën e fuqishme të dritës infra të kuqe drejt objektivit, duke aplikuar sensorë dhe sisteme gjurmuese për ta futur në objektiv, e më pas shkatërruar.

Ministria e mbrojtjes thotë se armë të tilla janë “të pakufizuara” për sa i përket furnizimit me municion.

Oficeri Matthew Anderson, që drejtonte testimet, tha: “Në çdo tentativë kemi arritur të eliminojnë dronin nga qielli”.

“Kemi testuar distanca, shpejtësi dhe lartësi të ndryshme, për ne ndryshon vetëm koha e rrëzimit të dronit por jo rezultati”.

Drejtori i pajisjeve të ushtrisë Stephen Waller, tha se dronët po përdoren gjithnjë e më shumë në fushëbeteja për misione zbulimi, prandaj armët e lazerit kanë avantazh operacional, sipas rrjetit vendas The Independent.

FOTO GALERI
1/3
Lazeri i montuar ne autoblinde ne Uells

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA