Politikanë gjermanë si nga e majta dhe nga e djathta thonin sot se emigrantët që celebrojnë ndryshimin e pushtetit në Siri nuk kanë baza për të qëndruar në vend dhe sugjeronin pagesat për të nxitur largimin e tyre.
Duket se gëzimi i disave për rënien e qeverisë të Bashar al-Assad në fundjavë është zbehur shpejt teksa deputetët kërkojnë largimin e qindra mijëra refugjatëve sirianë në vendin e tyre tashmë “të çliruar”.
Pak pasi sirianët dolën në rrugë të dielën duke festuar, shefja e partisë së djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) Alice Weidel tha se të gjithë ata që celebrojnë “Siria e Lirë” nuk kanë arsye të largohen nga vendi i tyre.
“Ata duhet të kthehen menjëherë në Siri”, shkruante kryetarja në rrjetet sociale.
Edhe lideri konservator Jens Spahn foli për rrjetin vendas N-TV në të njëjtën linjë: “Per te gjithë ata që duan të kthehen në Siri, do të prenotojmë avionë deh do të marrin një fond prej 1,000 euro’.
Deklarata të ngjashme jepeshin dhe nga e majta dhe e djathta ekstreme, bazuar në pakënaqësinë popullore për miliona refugjatë të sjellë në vend nga qeverisja e Merkel.
Në 2015 ish-kancelarja hapi kufijtë me sloganin e kontestuar: ‘Do bëjmë si do bëjmë’, shkruan Daily Mail.
Por tashmë një dekadë më vonë i gjithë spektri politik dënon politikat e Merkel duke refuzuar emigracionin masiv që është kthyer në temën kryesore elektorale dhe shqetësimin më të parë popullor.
Gjermania ka përqendrimin më të madh të refugjatëve sirianë në Evropë, pas Turqisë teksa kjo e fundit ka një kufi të gjatë me Sirinë.
“Tashmë nuk ka më bazë ligjore për refugjatët sirianë të qëndrojnë këtu”, tha sot lideri konservator Markus Söder i landit jugor të Bavarisë.
Sahra Wagenknecht, e partisë së re të majtë anti-migrantë shtonte: “Presim që sirianët që celebrojnë fitoren e rebelëve islamistë të kthehen në vendin e tyre sa më shpejt”.
Të dielën rebelët e drejtuar sipas rapotimeve nga grupi islamist Hayat Tahrir al-Sham morën kryeqytetin Damask në një ofensivë “rrufe”, që detyroi Assad të largohej nga vendi për të kërkuar azil te aleati i tij Vladimir Putin.
Më pak se 24 orë më vonë Gjermania dhe shumë vende të tjera të BE kanë pezulluar aplikimet e azilit politik për sirianët me argumentimin se tashmë vendi është “origjinë e sigurtë”.
Por shumë refugjatë shpreheshin se nuk dëshironin të largoheshin pasi jetojnë në Gjermani prej 10 vjetësh dhe kanë krijuar familje apo biznese të cilat mund t’i humbasin me një tjetër zhvendosje, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.
Top Channel