Pamje flakësh gjigante vinin sot nga Kalifornia ku një zjarr është shfaqur papritur dhe i nxitur nga erërat, por shkatërron pyjet në zonën luksoze të Malibu.
Në zonën e goditur banojnë shumë yje të ekranit dhe spektaklit të SHBA, shkruan rrjeti AFP.
Meteorologët vendas kishin dhënë një paralajmërim për lagështi të ulët dhe erëra të forta, që me sa duket po fuqizojnë zjarrin.
Zyrtarët thanë se deri mëngjesin e sotëm rreth 800 hektarë pyje ishin djegur në zonën bregdetare, disa dhjetra km larg qytetit të Los Angeles.
Universiteti Pepperdine, i cili ndodhet në zonë ka anuluar mësimin dhe provimet sot, teksa vullnetarë po ndihmojnë në luftën me flakët.
Sot universiteti shkruante në rrjetet sociale se “më e keqja e zjarrit duket se ka kaluar zonën e Pepperdine,” por studentët janë urdhëruar të qëndrojnë në vend.
Zyrtarët në Malibu thanë se flakët e zjarrit kishin zbritur nga kodrat pranë autostradës Pacific Coast, dhe zyrtarët kanë nisur tashmë evakuimet e shtëpive të rrezikuar.
Shërbimet e meteorologjisë në Los Angeles thonin se erërat në zonën pranë zjarrit arrinin shpejtësinë 32-48 kilometra në orë, dhe se lagështira ishte vetëm 10përqind, sipas rrjetit AFP.
Top Channel