Vdekja e Liam Payne/ Zbardhen detaje të reja, do të merren në pyetje e dashura e tij dhe dy punonjësit e hotelit

10/12/2024 17:29

Hetimi për vdekjen e ish-yllit të One Direction, Liam Payne vazhdon, edhe pasi kanë kaluar 2 muaj nga vdekja e tij.

Sipas dokumenteve të marra nga Rolling Stone, gjykatësi në këtë rast paditi dy punonjës hoteli, duke përfshirë menaxherin e recepsionit që lajmëroi ambulancën. Gjykata la të pandehur menaxherin dhe recepsionistin dhe i urdhëroi ata të dëshmonin, megjithëse përmbajtja e saktë e akuzave nuk është bërë e qartë.

Për më tepër, dy persona që dyshohet se furnizuan drogë për Payne do të merren në pyetje më 17 dhjetor. E dashura e këngëtarit, e cila akuzohet për “braktisje me pasojë vdekjen”, do të dëshmojë më 18 dhjetor. Ndërsa dy punonjësit e hotelit do të thirren në gjykatë më 19 dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA