Ukraina thotë se Rusia po i përdor ushtarët si ‘mish për top’/ Të burgosurit rusë dëshmojnë (fotot)

10/12/2024 19:20

Dy ushtarakë rusë të burgosur lufte, raportohet se kanë folur me rrjetin AFP në rajonin e aneksuar të Donetsk, teksa sipas rrjetit kishin humbur rrugën teksa ktheheshin në kazermat e tyre.

AFP shkruan se nuk mund të përcaktonte nëse të burgosurit ishin të lirë të flisnin mendimin e tyre por të dy ata thonë se kanë bërë vetëm tre ditë stërvitje para se të dërgoheshin në front.

Kjo duket se konfirmohej nga ushtaraku ukrainas ‘Kurt’, i cili shprehej se Rusia lejon “100-150” trupa të saj të vriten për të avancuar “vetëm një rresht pemësh”. “Ata hedhin ndaj nesh mish për top”, shtonte ukrainasi.

Dy të burgosurit rusë thanë se vinin nga Siberia perëndimore, pranë kufirit me Kazakistanin.

Vadim thotë se u regjistrua në ushtri me kërkesën e gruas pasi kishin nevojë për para për riparime, ndërsa shoku i tij Alexandr thotë se u detyrua të nënshkruante pasi kreu dënimin në burg.

Vadim tha për rrjetin AFP:

“Në fillim na stërvitën, një ditë, dy ditë, tre ditë. Na mësuan si të qëllojmë, si të lëshojmë granatën, në mësuan si të fshihemi, ku të fshihemi. Më pas na transportuan në llogoret.”

Ndërsa në frontin e luftës në Donetsk, komandanti ukrainas i njohur si Goth (pseudonim) thotë se njerëzit e tij po vdesin pasi Rusia dërgon valë pas vale njerëzish, megjithë humbjet e rënda.

Rusia ka avancuar rreth 725 kilometra katrorë në lindje të Ukrainës deri në nëntor, sipas rrjetit AFP.

Ukrainasit thonë se Rusia dërgon grupe tre apo katër ushtarësh të gërmojnë llogore pranë linjave të artilerisë së Ukrainës. Sipas tij shumica vdesin dhe zëvendësohen nga të tjerë, në një cikël të pandalur sulmi dhe vdekjesh./AFP/

FOTO GALERI
4/5
AFP shkruan se nuk mund të përcaktonte nëse të burgosurit ruse ishin të lirë të flisnin mendimin e tyre

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA