Eminem performon për herë të parë pas vdekjes së nënës së tij, Debbie Nelson.

Gjatë performancës së tij në Abu Dhabi për Formula 1, ai performoi këngën “Without Me”, në të cilën flet për marrëdhënien e tij të komplikuar me të ëmën.

Kjo këngë përmban tekste fyese kundrejt mamasë së tij, si kënga e famshme “Cleanin Out My Closet”, të cilën ai nuk e performon më. Marrëdhënia e tij me të ëmën ishte mjaft e tensionuar dhe kjo nuk është hera e parë që reperi shpreh zemërimin ndaj saj në këngët e tij.

Hiti i tij i parë, “My Name Is” nga viti 1999, përmban gjithashtu tekste në të cilat ai e sulmon atë, duke e akuzuar për neglizhencë dhe abuzim gjatë fëmijërisë së tij.

Pasi reperi publikoi këtë këngë, Debbie e paditi djalin e saj për shpifje, duke kërkuar 10 milionë dollarë dëmshpërblim. Në fund ata u pajtuan dhe ajo mori 25,000 dollarë, por pjesa më e madhe e shumës shkoi për tarifat ligjore.

Kujtojmë se nëna e këngëtarit, Debbie Nelson, ndërroi jetë pas një beteje të vështirë me kancerin e mushkërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA