Rusia, aleatja kryesore e Sirisë që kishte dhënë asistencë të konsiderueshme ushtarake për regjimin e Assad raportohet se ka nisur të tërhiqet nga porti i saj strategjik atje, për përmbysjes së papritur të regjimit nga një ofensivë e shpejte rebele.
Largimet e Rusisë nga baza strategjike në Tartous, vjen pas largimit të Assad nga vendi dhe vendosja e tij në Moskë si azilant.
Rrjeti mbikqyrës i analistëve detarë Naval News njoftonte se një nga luftanijet ndihmëse Yelena – ishte nisur nga porti mëngjesin e sotëm, dhe do të ndiqet nga të tjera së shpejti.
Yelena është luftanije mbështetëse furnizimi me karburant dhe punon me flotën ruse të Mesdheut. Ajo do të kthehet në Rusi duke kaluar nga Mesdheut dhe më pas deti Balltik.
Ndërkohë rebelet në vend avancojmë në dukje pa u ndalur që prej nisjes së ofensivës më 27 nëntor.
Komentues ushtarakë rusë thonë se lëvizjet bëhen për stërvitje detare në Lindje të Mesdheut, por ministria e mbrojtjes ka mohuar arsyetimin.
Baza ruse në Siri ishte ndërtuar fillimisht në vitin 1971 nga Bashkimi Sovjetik, dhe u mbyll pas rënies së BRSS në 1991.
Top Channel