Rënia e regjimit të Assad, Izraeli pushton zonën neutrale: Nuk do lejojmë forcë armiqësore në kufi

09/12/2024 15:35

Ushtria e Izraelit ka marrë kontrollin e një zone neutrale të çmilitarizuar në Lartësitë e Golanit, me arsyetimin se marrëveshja e vitit 1974 me Sirinë ishte “shembur” pas marrjes së vendit nga rebelët.

Kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi se kishte urdhëruar Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të hynin nga pjesa e pushtuar izraelite e Lartësinë Golan në zonën tampon dhe “pozicione komanduese aty pranë”.

“Rënia e regjimit të Asadit dhe tiranisë në Damask, ofron mundësi të mëdha, por gjithashtu është e mbushur me rreziqe. Ne nuk do të lejojmë asnjë forcë armiqësore që të vendoset në kufirin tonë”, thotë Netanyahu.

Të dielën, IDF u tha banorëve të pesë fshatrave siriane brenda zonës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri në një njoftim të mëtejshëm.

Lartësitë Golanit janë një pllajë shkëmbore rreth 60 km në jug-perëndim të Damaskut. Izraeli i mori ato nga Siria në fazat e fundit të Luftës Gjashtë-ditore të vitit 1967 dhe i aneksoi atë në mënyrë të njëanshme në 1981.

Kjo lëvizje nuk u njoh ndërkombëtarisht, edhe pse SHBA-ja e pranoi atë në mënyrë të njëanshme në vitin 2019.

Marrja tani e zonës tampon atje nga shteti hebre, u përshkrua si e përkohshme prej Netanyahut, i cili duket se është veçanërisht i shqetësuar nga fakti se në duart e kujt do të bjerë arsenali i supozuar i armëve kimike të Assadit. Kreu i ekzekutivit izraelit e përshkroi rënien e regjimit të Asadit ishte një “ditë historike në Lindjen e Mesme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA