Protestuesit në Paris dënojnë shpërbërien e gjigantit mediatik Vivendi, paralajmërojnë ‘kontroll e propagandë’ (fotot)

09/12/2024 18:52

Disa qindra njerëz, përfshi dhe anëtarë të sindikatave të punëtorëve Attac e CGT protestuan sot në Paris kundër ndarjes së grupit botues e mediatik Vivendi, në katër kompani.

“Kjo do të thotë se dikush po merr kontrollin medias për qëllime të tjera dhe jo për informimin e publikut, kjo ka të bëjë me propagandën dhe dizinfromacionin”, tha në protestë gazetari vendas Jean-Baptiste Rivoire,

Zëdhënësja e sindikatës ‘Attac’ Youlie Yamamoto, tha se manovra financiare e grupit miliarder mund të sjellë pasoja të rënda për informacionin në vend.

“Kemi ardhur për të tërhequr vëmendjen te ky skandal mediatik dhe financiar. Grupi i Bolloré do të ndahet në katër ente më të vogla, për ta lejuar të pretendojë fonde dhe të shmangë rregullatorët financiarë francezë. Në të njëjtën kohë ai kërkon të ruajë influencën mediatike, ne i dënojmë këto veprime”, tha Yamamoto.

“Takimi i përgjithshëm i grupit Vivendi mund të jetë një moment i rëndësishëm. Aksionerët e Vivendi-Bolloré kanë gjithnjë e më shumë mosbesim mes tyre dhe disa kanë paditur për ndryshimet e planifikuara”, shtoi zëdhënësja.

Studenti 18-vjeçar Victor ankohej për kontrollin e informacionit nga grupet e mëdha mediatike.

“Është e frikshme nga njëra anë që dikush të kontrollojë një perandori kaq të madhe mediatike. Unë personalisht jam viktimë e dezinformimit nga media, kam pasur probleme ligjore gjatë protestave, dhe e kam parë sesi ngjarjet mund të manipulohen krejtësisht nga mediat e mëdha”./AFP/

FOTO GALERI
3/5
Disa qindra njerëz, përfshi dhe anëtarë të sindikatave të punëtorëve Attac e CGT protestuan sot në Paris kundër ndarjes së grupit botues e mediatik Vivendi, në katër kompani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA