“Më i mirë se Vinicius e Mbappe”/ Klubi armen ironizon yjet e Realit dhe ngre në piedestal ish-sulmuesin e Partizanit

09/12/2024 12:51

Eraldo Çinari shkëlqeu në ndeshjen e tij të fundit në Armeni me Noah FC, duke shënuar tre gola brenda 23 minutash në takimin me Gandzasar.

Ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe Partizanit realizoi një tripletë perfektë (gol me këmbën e majtë, gol me këmbën e djathtë dhe gol me kokë), duke shkuar kështu në kuotën e 8 golave në 12 takime.

Klubi armen nuk i kurseu ironitë në këtë arritje të Çinarit, duke e krahasuar atë me Vinicius Jr. dhe Kylian Mbappe, të cilët nuk kanë shënuar asnjëherë një tripletë perfektë në karrierën e tyre.

Me anë të një postimi në “X”, në formën e shakasë, Noah shkruan: “Tripletë perfektë: Eraldo Çinari – 1, Mbappe + Vinicius – 0”.

Noah vazhdon të jetë në garë për titullin në Armeni, ku ndodhet një pikë larg kryesuesit, me tre ndeshje më pak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA