Fshati i izoluar, në Hajdare të Lushnjës nuk ka rrugë për 500 familje

09/12/2024 12:21

Jo më larg se 10 km nga qyteti i Lushnjës gjendet fshati Hajdare, një pikë shumë piktoreske nga ku sheh në pëllëmbë të dorës të gjithë qytetin, por që prek dekadash është lënë në harresë të plotë.

Dikur ky fshat numëronte mbi 500 familje tashme kanë mbetur aq pak sa mund t’i numërosh me gishtat e duarve.

Infrastruktura në këtë fshat gjithmonë ka munguar. Nuk ka rrugë, nuk ka shkolla dhe uji që shkon në banesat e tyre nuk mund të përdoret. Investimi i fundit i bërë në këtë fshat është kjo rrugë e cila ndaloi në hyrje të fshatit.

Për të shkuar në brendësi do të duhet përballesh me gropat, baltën dhe rrugët e rrëshqitshme. Të gjendur përpara këtyre kushteve tërë jetën shumë familje janë larguar duke braktisur shtëpitë e tyre të cilat tani janë drejt shembjes.

Nga Bashkia e Lushnjës thonë se buxheti I këtij viti parashikon ndërhyrje në infrastrukturën e fshatit Hajdare.

Por deri në finalizimin e kësaj ndërhyrje, banorët mbajnë mend shumë premtime, të pambajtura deri më tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA