Banorë te New York ishin mbledhur dje për një konkurrim të çuditshëm për t’i ngjarë sa më shumë sulmuesit që vrau kreun e sigurimeve shëndesore Brian Thompson, disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
Duke tentuar t’i ngjajnë sa më shumë vrasësit me kapuç dhe mbulesë të fytyrës, tetë burra morën pjesë në eventin ironik në parkun Washington Square, teksa policia vijon të kërkojë vrasësin në arrati.
Fituesi u caktua nga brohorimet e publikut të mbledhur dhe morri shpërblimin $50, ndërsa tha se edhe ai ka ankesat e tij për sigurimet shëndetësore, edhe pse nuk ishte klient i kompanisë UnitedHealthcare të të ndjerit.
Ndërsa një tjetër konkurrent mbante parrullën famëkeqe ‘Deny Defend Depose’ (Moho largo, refuzo) – tre fjalët e gjetura të shkruara në fishekët me të cilat u vra milioneri, që i referohen politikave të zvarritjes së refuzimit të mbulimit shëndetësor të qytetarëve nga kompanitë.
Fituesi tha se kishte ardhur në parkun Manhattan kur mësoi për konkurrimin nga posterat e shpërndara në qytet.
“Erdha sepse mendoja se mund të fitoja por m’u desh të rruaja mustaqet. Nuk e di nëse vrasësi kishte flokë dhe shumicën e kohës ai mbante maskë”. Policia e New York ka publikuar imazhet që besohet se janë të vrasësit, ku në një pamje ai shihet duke flirtuar me një grua në hostelin e të rinjve ku po qëndronte.
Policia premton $60,000 shpërblim për informacione që do të çojnë në arrestimin e tij.
Identiteti vrasësit ende nuk dihet dhe policia është në ditën e katërt të kërkimeve, shkruan rrjeti britanik Metro.
Top Channel