“Zoti përpara”, dosja “Sky ECC” në Greqi, Sandër Pemaj kishte kontakt me 80 persona! Zbardhen biseda për trafikun e kokainës

08/12/2024 22:19

Sandër Pemaj 45 vjeç, prej 24 janarit 2020 ndodhet i burgosur si pjesë e një grupi që trafikoi rreth 1.2 ton nga Karaibet në Greqi.

Nga shkalla e parë e gjyqësorit ai u dënua me burgim të përjetshëm por shtatorin e këtij viti, apeli ja reduktoi dënimin në 15 vjet e 4 muaj. Sipas gazetës greke “Documento”, fillimisht ai ka qenë në burgun e Malandrinos ndërsa së fundmi ndodhet në burgun e Koridhalos.

Nga marsi 2020 deri në mars 2021, ai rezulton përdorues i “Sky ECC” ku brenda burgut të Malandrinos ai kishte rol drejtuesi. Madje një prej kodeve të tij tij “Malandr01” siç zbulon shkrimi i sotëm i gazetarëve grekë Myrto Mpoutsi dhe Giannis Tsakarisianos.

Brenda kësaj periudhe ai ka trafikuar sasi të mëdha droge, duke pasur kontakt me të paktën 80 persona. Në dosjen e hetuar së fundmi ai mbahet përgjegjës vetëm për episode që përfshijnë atë, grekun K. G dhe oficerin e policisë Ilia T., ndërsa episodet e tjera mesa duket janë ende duke u hetuar.

Në një prej komunikimeve me K. G, ata bisedojnë për një ngarkesë prej 100 kg kokainë.
Biseda në greqisht e përkthyer:

Sandër Pemaj: Jam … në ataxia (vijojnë biseda me foto nga ngarkesa).

K. G: Ku i kapën?

Sandër Pemaj: Aty ku ndaloi për tranzit

Sandër Pemaj: Përpara Zoti në Gjermani ato arrijnë këtë javë

K. G: Mos i q…

Sandër Pemaj: Ato e kanë kaluar rrezikun

Sandër Pemaj: 100 janë

K. G: Më thuaj ta rregulloj t’i sjellim

Kush është Sandër Pemaj?

45-vjecari Sandër Pemaj konsiderohet një nga “kokat” e grupeve kriminale shqiptare në Greqi. Në shkurt 2010 ai u përfshi në një përplasje të armatosur me policinë greke bashkë me shqiptarin tjetër Marian Kola, i cili u arratis në 2013 nga burgu i Trikallas e më pas u vra nga policia greke në kufirin greko-shqiptar.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit në Virona në 2010, ku u hodhën edhe 5 granata, u vra aksidentalisht 25-vjecari shqiptar Nikolla Todi dhe u plagosën 2 policë. Pemaj dhe Kola u arrestuan pas ngjarjes. E ndërsa Kola u arratis e u vra, Pemaj u lirua pas disa vitesh nga burgu.

Pemaj ka precedentë penalë në Greqi prej vitit 2000, duke u arrestuar 5 herë për grabitje me armë, drogë e tentativë vrasje deri në 2010. Tre herë ai kishte thyer lejen që kishte marrë nga burgu. Në 2015, Pemaj u arrestua sërish si pjesë e një grupi kriminal që tregtonte heroinë, kokainë dhe marijuanë.

Gjithsej u arrestuan 20 persona, mes të cilëve edhe një polic që i informonte për operacionet. Edhe kësaj rradhe Pemaj u lirua shpejt, duke u arrestuar sërish në 2020 për trafikun e rreth 1.2 ton kokainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA