Uzuni në historinë e Granadës/ Beratasi bëhet golashënuesi më i mirë, Muçi fiton derbin përballë Murinjos

08/12/2024 19:59

Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni ka shënuar dy herë për Ganadën në këtë fundjavë duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në historinë e klubit spanjoll!

Gola historikë nga sulmuesi i Kombëtares, vijnë kundër kryesuesve të Rejsing Santander për rezultatin 3 me 0, duke e bërë 29-vjeçari që të thyejë rekordin e El-Arabit, që qëndronte me 44 gola të shënuar.

Uzuni nuk u ndal vetëm me golin e parë. Në minutën e 76-të, pas sprintit 50 metra, sulmuesi shënoi dhe golin e dytë. I papërmbajtshëm lojtari i Kombëtares shqiptare, që përballë ka Maget. Ky i fundit, ish-mesfushor i Partizanit, u aktivizua në minutën e 30-të si zëvendësues. Uzuni ka arritur të tundë rrjetën 46 herë në 103 ndeshje duke qenë kryefjala e skuadrës së tij.

Fenerbahçe I Mourinhos u gjunjëzua në derbin e Stambollit përballë një rivali si Besiktas. Oxlade-Chamberlain e vendosi duelin me gol në minutën e 73-të. Fenerbahçe thyhet kështu pas një serie prej pesë fitoresh radhazi në kompeticionin vendas. Ata zënë vendin e dytë me 32 pikë, ndërkohë që Galatasaray mund të thellojë hendekun prej 3 pikësh me ta.

Krejt e kundërta për Besiktasit, i cili ngjitet në vendin e katërt me 25 pikë, pasi përfundoi një dinamikë pesëditore pa fitore. Në këtë ndeshje, Rashica ishte titullar, ndërkohë që në fund u aktivizua edhe sulmuesi i kombëtares, Ernest Muçi, i cili ka qenë i dëmtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA