Në një intervistës mes gocash e grash, Bieta Sulo, autorja dhe moderatorja e ‘Ftesë në 5’ në ‘Top Channel’, ka treguar shumë më shumë nga raporti me Albanin, për të cilin ka pasur përherë kuriozitet për shkak të viteve të shumta në ekran të këtij të fundit dhe lidhjes së tyre të dashurisë që lindi brenda televizionit.
Sulo tregoi se çfarë e ka bërë bashkë me Alban Dudushin ka qenë përherë ‘fjala’, sepse që prej momentit kur dha intervistën e punës, kanë ditur ta kuptojnë fare mirë njëri- tjetrin.
E pyetur se si reaguan familjarët e saj, kur morën vesh lidhjen me Albanin, Bieta ndau disa detaje të pa dëgjuara më parë.
“Bomba! Babi ishte më kritikues. Më rraftë pika, nuk është se thanë gjë. Po te vajza kur mendon, boh ka qenë i martuar me fëmijë, i divorcuar, këto… E ke ti dhe brenda vetes këtë sikletin, këto gjërat, por ditën që e mori vesh, nuk e mori vesh si do të doja unë t’ja kisha thënë, por na pa! Për këtë më erdhi keq! Nuk foli fare… Ra një qetësi në shtëpi për disa ditë”, tregoi moderatorja në tavolinën e “Goca & Gra”.
Sakaq një moment tjetër që mori vëmendjen, ishte prononcimi i Bietës për ish- bashkëshorten e Albanit, për herë të parë.
Pas një videomesazhi ku Joel, vajza e Albanit, shpjegonte raportin miqësor që ato kanë bashkë, duke i kërkuar dhe një udhëtim vajzash, moderatorja u pyet nga vajzat në studio lidhur me këtë marrëdhënie.
“Unë kam folur për marrëdhënien time shumë të mirë me Joelin dhe të Joelit me mua. Zakonisht meritat i merr personi që del në ekran, por besoj që një marrëdhënie shumë e mirë mes meje dhe Joelit është realizuar edhe për shkak të personave që nuk flasin.
Këtu kam parasysh familjen e Albanit, për gjithë ndërmjetësimin që kanë bërë, por patjetër edhe mamanë e Joelit, sepse sado që ti mund të mundohesh, sado Albani do donte të ishte një marrëdhënie shumë e mire në qoftë se dhe në shtëpi nuk flitet mirë, nuk respektohen këto aspekte, nuk mund të jetë një marrëdhënie e shëndetshme. Kështu që besoj është falë të gjitha palëve.”, u shpreh Bieta.
Pas videmesazhit të Joelit, autorja shtoi: “Është një nga vajzat më të bukura shqiptare, që ka marrë më të bukurat e të dyve”.
Moderatorja e pasdites theksoi se kjo marrëdhënie e shëndetshme vjen si rezultat i kontributit të të gjithë familjarëve, megjithatë evidentoi faktin, se peshë në këtë raport të ndërtuar ka edhe ish- bashkëshortja e Albanit, duke i dhënë edhe asaj meritat edhe për çfarë është pasqyruar deri më sot në raportin e Bietës të ndërtuar me Joel.
Top Channel