Dita e rinisë pati edhe festë në parkimin e “Sheshit Skënderbej” në Tiranë.
Një mori aktivitetesh artistike për të rinjtë me në fokus energjinë e fuqizimin e tyre; por në të njëjtën kohë u organizua dhe një paketë prej 93 mundësish për aktivizimin dhe punësimin e rinisë.
Sinkron të rinj
“E ardhmja është rinia, ndaj mbështetja duhet të jetë e vazhdueshme. Kjo ditë është e veçantë dhe e rëndësishme”, u shpreh Muzhaqi.
“Sot është edhe ditë shprese për t’iu thënë të rinjve se ëndrrat janë të realizueshme!”, shtoi Muzhaqi.
Të rinjtë veç argëtimit, vëzhguan dhjetëra stenda me informacione të ndryshme për zhvillimin e tyre profesional, psiko-emocional apo vullnetarizmin. Pjesë në aktivitet ishte dhe ekspozita e emisionit Punë pa teka, me fotografitë e punëtorëve në 20 episode të transmetuara në Top Channel, për t’iu treguar të rinjve modelet që duhen mbështetur e rëndësinë e punës në çdo profesion.
Top Channel