Arjeta Tashi ka një lidhje të fortë me nipin 3 vjeçar Ragnarin.
Edhe pse me karrierë në arsim, e në 10 vitet e fundit para daljes në pension ka punuar si drejtoreshë kopshti ajo sërish i ka orientuar fëmijët e fëmijëve drejt institucioneve parashkollore dhe nuk ka mbështetur qëndrimin në shtëpi me gjyshërit.
“E kemi dërguar që 7 muajsh. Qante vajza ime, o ma ku po e lë? Do bëhesh e fortë se ju them gjithmonë emri edukator, mësues është shumë herë më i madh se gjyshër. Ata ju japin dashuri por në çerdhe e kopsht marrin kujdesin e duhur, mirërriten, mësojnë disiplinën, atë rregullin dalëngadalë që kanë detyrime, çohen me prindërit siç ikin ata në punë; se fëmija po ndenji në shtëpi i duken të gjitha ditët njësoj, llastohen!”, shprehet Tashi.
Por të dhënat e censit 2023 treguan se vetëm 36.8% e fëmijëve të moshës deri në 3 vjeç frekuentojnë çerdhet, e 52% e fëmijëve nga 3 deri në 6 vjeç shkojnë në kopsht; ndërsa të tjerët zgjedhin të qëndrojnë me gjyshërit.
Është një botëkuptim i vjetër kur e justifikojnë me virozat. Si brenda si jashtë shtëpisë fëmija do sëmuret, do i kalojë, kështu do i forcohet imuniteti.
“Unë jam në punë, e çoj në çerdhe se skam me kë ta lë. Prindërit e mi nuk i kam afër. Por edhe fëmija integrohet me fëmijët e tjerë, bëhet më social…”
“Unë mendoj se më mirë kujdesen gjyshërit se ju kushtojnë më vëmendje se një fëmijë kanë, ndërsa në cerdhe janë shumë fëmijë”….
Shifrat e censit nxjerr në pah gjithashtu se gjinia me përqindjen më të lartë që ndjekin çerdhet dhe kopshtet janë djemtë, në raport me vajzat deri në 5% më shumë.
Top Channel