‘Ylli’ i YouTube që shkoi në fshatin e largët për t’u martuar, shpallet i zhdukur pas pengmarrjes (fotot)

07/12/2024 16:31

Elliot Eastman, një komentues i ndjekur në rrjetin YouTube, ishte vendosur nga SHBA në Filipine, ku më 17 tetor raportohet se ishte marrë peng nga qyteza Sibuco, dhe tashmë policia thotë se beson se është vrarë me armë zjarri.

26-vjecari postonte shpesh për jetën e tij në rrjet por për arsye të paditura është sulmuar dhe marrë peng nga njerëz që hiqeshin si oficerë policie, sipas raportimeve.

Te persona janë arrestuar deri tani për ngjarjen e rëndë, teksa zyrtarët besojnë se Eastman është vrarë prej tyre dhe trupi është hedhur në det.

Kreu i policisë vendase Ramoncelio Sawan tha dje se një nga të arrestuarit ka pranuar vrasjen e Eastman, ndërsa një dëshmitar tha për rrjetin ABS-CBN se ishte qëlluar me armë.

Trupi i të riut nuk është gjetur por në deklaratën e policisë thuhej: “Një nga dëshmitarët tha se natën e rrëmbimit të Elliott Eastman ai u qëllua me armë dhe trupi i tij ishte hedhur në det”

Policia shtonte: “Ne nuk kemi parë ende trupin e tij por kemi kërkuar për shenja në bregdet dhe në ishujt fqinjë”.

Në një prononcim për mediat ish-kryebashkiaku i Sibuco, Norbideiri Edding tha se pengmarrësit mund të kenë sulmuar amerikanin duke menduar se ishte i pasur, dhe nga xhelozia që ishte martuar me një vajzë muslimane vendase.

Në krye të faqes së tij në rrjetin YouTube, Eastman shkruan: “Jam 26 vjeç dhe kam ardhur në Filipine një vit e gjysmë më parë ku kam gjetur dashurinë e jetës time në malet e Zonës së Kuqe të Filipineve”, shkruan rrjeti DailyStar.

FOTO GALERI
3/5
Kreu i policisë vendase Ramoncelio Sawan tha dje se një nga të arrestuarit ka pranuar vrasjen e Eastman

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA