Në Shqipëri ka një fshat ku të gjithë banorët e zonës kultivojnë mandarina të cilat më pas eksportohet drejt vendeve të europës.
Por ndryshe nga çdo fshat tjetër këtu në Xarrë të rinjtë pasi kanë përfunduar studimet në universitet janë kthyer përsëri në fshat. Gildojn Mulla është 27 vjeç ai është një agronom i cili jo vetëm që kujdeset për mandarinat e tij, por edhe për parcelat përreth. Gildjoni edhe pse ka një shtëpi në Tiranë, jetën e tij e sheh në fshatin e mandarinave, kjo sepse me këtë frut mund të jetosh shumë mirë.
Fermeri, Gildjan Mulla: Parcelat e para janë mbjellë vitin 2000, pastaj kemi shtuar parcelat
Gazetarja, Rudina Muça: A ke ndër mënd të shtotsh sipërfaqen me mandarina?
Fermeri, Gildjan Mulla: Po dua ta shtoj por kemi një sfidë siç është fuqia punëtore
Gazetarja, Rudina Muça: Gildi për çfarë i ke përfunduar studimet ?
Fermeri, Gildjan Mulla: Unë kisha dëshirë të bëhesha agronom dhe bëra dhe mastër për këtë gjë. Pra jam agronom doja të mësoja më shumë për bujqësinë.
Gazetarja, Rudina Muça: Sa rrënjë ke? Dhe arrin të jetosh mirë kur bën një bilanc në fund të vitit ?
Fermeri, Gildjan Mulla: Kam 1700 rrënjë dhe në një vit të mirë mer dhe 30 milion lekë të vjetra.
Top Channel