Panairi i gjelit të festave, në Peqin fermerët që rrisin shpendët ekspozojnë tufat

07/12/2024 13:18

Përpara se të zënë vendin kryesor në tavolinën e festave, gjelat e detit në Peqin kanë bërë parakalimin e përvitshëm në panairin që synon promovimin e tij.

Zona e Peqinit njihet për rritjen e gjelave të detit cilësor, por fermerët ende vuajnë mungesën e një tregu dhe konkurrencën nga gjeli i importit.

Ministria e Bujqësisë dhe pushteti vendor pranojnë problematikat për sa i përket mungesës së tregut dhe sfidës që importi i bën prodhimit vendas, por u bëjnë apel të konsumojnë prodhimet vendase.

Peqini rrit çdo vit rreth 30 mijë gjela deti. Duke ndjekur traditën e të parëve të tyre, fermerët janë fokusuar në rritjen e shpendit i cili kërkon shumë kujdes në gati 10 muaj të vitit për të ardhur në tryezë plot shije për festat e fundvitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA