Sulmuesi i West Ham, Michail Antonio është përfshirë në një aksident të frikshëm në Angli.
Klubi nga Londra ka konfirmuar aksidentin e ndodhur menjëherë pas fotove të bëra virale në rrjet të makinës së tij “Ferrari” të bërë copë.
“Ëest Hem mund të konfirmojë se sulmuesi Majkëll Antonio është përfshirë sot në një aksident automobilistik.
Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në klub në këtë periudhë janë për Michail, familjen e tij dhe miqtë”, shkroi klubi anglez.
Më pas, klubi anglez konfirmoi se sulmuesi xhamajkan ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe ka filluar të komunikojë, teksa ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve në spitalin qendror të Londrës.
Kjo është hera e dytë që Antonio përfshihet në aksidente të rënda automobilistike, pasi i kishte ndodhur një gjë e ngjashme në ditën e Krishtlindjeve në vitin 2019 kur kishte përplasur makinën e tij Lamborghini në murin e një banese.
Top Channel