Udhëheqësi i Koresë së Jugut, Yoon Sok-gil, pas përpjekjes së tij të dështuar për të vendosur ligjin ushtarak, u braktis sot nga partia e tij.
Han Dong Hun, kreu i Partisë së Pushtetit Popullor deklaroi se partia e tij do të pengonte shkarkimin e tij, duke votuar kundër një propozimi të paraqitur nga opozita në parlamentin e vendit.
“Nëse në detyrë mbetet Yoon ekziston një rrezik serioz që veprimet ekstreme, të ngjashme me shpalljen e ligjit ushtarak, do të përsëriten, gjë që do të vendoste Republikën e Koresë dhe qytetarët e saj në rrezik të madh,” tha Han.
Duke kundërshtuar ligjin ushtarak, mijëra protestues protestuan jashtë parlamentit për të kërkuar dorëheqjen e presidentit. Ky i fundit më në fund u dorëzua gjashtë orë më vonë, duke i kthyer forcat e armatosura në kazermat e tyre.
Nga ajo natë e në vazhdim mijëra qytetarë po protestojnë çdo ditë para presidencës duke kërkuar largimin e tij.
Top Channel