Mashtrim me ëndrrën e futbollit, policia spanjolle arreston rrjetin e trafikimit të emigrantëve nga Amerika Latine

06/12/2024 12:42

Policia spanjolle bën të ditur çrrënjosjen e një rrjeti trafikantësh fëmijësh nga Amerika Latine nën ëndrrën e futbollit.

Operacioni që zgjati rreth 1 vit nisi pasi u morën disa ankesa për një rrjet që po mashtronte të rinjtë nga vendet e Amerikës Latine për t’i sjellë në Evropë me premtimin për të nënshkruar një kontratë profesioniste me një ekip futbolli.

Të rinjve, të cilët kryesisht vinin nga provinca shumë të varfra, iu kërkua të paguanin nga 2,000 deri në 3,500 euro për jetesën, strehimin, regjistrimin e federatës dhe procedurat e legalizimit dhe u siguruan se i gjithë procesi do të zgjaste disa ditë dhe ata do të nënshkruanin menjëherë kontrata profesioniste.

Megjithatë, realiteti ishte krejtësisht ndryshe pasi kur mbërritën në Guadalajara (në këtë qytet të veçantë ishte selia e rrjetit) ata shumë shpejt kuptuan se kishin rënë viktimë e kriminelëve të pamëshirshëm.

Dhjetëra fëmijë të ngjeshur në disa metra katrorë me kushte të papranueshme sanitare, të cilët nuk ishin të destinuar të bëheshin yjet e rinj të futbollit, por të bëheshin punëtorë të lirë që do të punonin ilegalisht në vend. Autoritetet arrestuan organizatorin e rrjetit dhe janë në kërkim të shumë bashkëpunëtorëve të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA