Llambat e hashashit, dhuratë stadiumit/ Ndodh në Angli, policia çrrënjos shtëpitë e barit dhe ja dhuron futbollit

06/12/2024 12:39

Crew Alexandra është një nga klubet më të vjetra të futbollit pasi u themelua në 1877 dhe mori emrin e tij nga qyteti Crew dhe mbretëresha e atëhershme Alexandra.

Klubi vitet e fundit është përpjekur të dalë nga errësira dhe të ngjitet në divizionet më të mëdha të futbollit anglez, siç ishte në vitet e para pas mijëvjeçarit, ndërsa bën edhe një përpjekje të denjë jashtë fushës duke modernizuar ambientet e saj.

Vitin e kaluar ajo instaloi fotovoltaikë në terrenin e saj për të prodhuar energji elektrike të pastër sigurisht dhe për të kursyer para, por edhe për të përmirësuar ndriçimin e fushës së saj me drita LED. Dhe që nga fillimi i javës, dritave ekzistuese të stadiumit iu shtuan një seri e re LED të teknologjisë moderne, dhuruar nga Drejtoria e Policisë së qytetit.

Një donacion që nuk vjen për faktin se shefi i policisë së Crewe është një tifoz fanatik i futbollit, por për sukseset që ka pasur muajt e fundit në çrrënjosjen e disa plantacioneve të hashashit.

Në operacionet policore, ndër të tjera, u konfiskuan qindra drita LED të përdorura nga kultivuesit e hashashit dhe të cilat në vend që të mos ishin aktive në një magazinë, u vendos që t’i jepeshin Crewe Alexandra për të pasur ndriçim edhe më të mirë në fushë dhe në. ambientet e akademive të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA