Nga Ilir Demalia
Në emisionin “Top Story” të dt 4 dhjetor ishin të ftuar të rinjtë në politikë. Mendova ta ndjek për të shikuar se çfarë do të sjellin këta të rinjë ndryshe. Këta që priten si brezi i ndryshimit që janë të rritur në epokën e ndryshimeve të mëdha sociale-teknologjike-politike si asnjëherë më parë në një kohë kaq të shkurtër.
Për 20 vjet kanë ndodhur ndryshime të zhvillit teknologjik dhe komunikimit me rrjetet sociale dhe së fundi me inteligjencën artificiale qe nuk kanë qenë të mundura të bëhen për një shekull.
Megjithëate bota sot është më e turbulluar se kurrë më parë dhe më e rrezikshme se kurrë që pas Luftes II Botërore. Kjo që po ndodh do të jetë për një ndryshim cilësor të shoqërive në botë apo për një katastrofe?!! Kohë do të na e tregojë.
Të kthehemi tek të rinjte shqiptarë të së ardhëmes politike në Top Story”
Duma mbrëmë bëri gjënë me të mirë që sic tha vetë ajo, “ Unë nuk po monitoroj emisionin sonte, pasi po e le të lirë, që shikuesit të shikojnë vetë dhe të gjykojnë.”
Disa prej tyre kishin studiuar dhe jashtë në Angli dhe Amerikë. Këta që dalin vazhdimisht në ekranet shqiptare dhe deklarojnë studimet që kanë bërë jashtë, dhe thonë se jemi kthyer për Shqipërinë, mua më neverisin njësoj si ata që thonë, se kemi vendosur të rrimë këtu të ndërtojmë Shqipërinë.
Sa për studimet Ajnshtain na ka mësuar; “dija shabllonike akademike, nuk ka vlerë pa fantazinë krijuese.” Këta rinjë mbrëmë nuk kishin fantazi, pra nuk ishin krijues për të pasur individulitet dhe personalitit. Këta u çfaqën si kopje e kulturës së vjetër politike.
Folklorizmi patriotik si strehe horrash, qofshin këta të rinjë apo të vjetër, në Shqipëri është gjëja më e shëmtuar. Patriotët nuk flasin, kështu kanë bërë rilindasit tanë dhe ata që u kthyen gjatë viteve 30-44 në Shqipëri. Ata vepruan dhe krijuan duke mbetur dhe sot modele të ndryshimeve kohore dhe dashurisë për Atdheun, pa deklarata patetike patriotizmi dhe dashurinë për Shqipërinë. Me sjelljen dhe veprën e tyre ata injektuan patriotizmin dhe dashurinë për Shqipërinë si modele individualiteti në shërbim të Shqipërisë jo me deklarata patetike por me vepra.
Të rinjtë mbrëmë në u çfaqën si modeli i horrave që pregatisin horrat e rinjë në shërbim të së vjetrës, duke i bërë edhe më të vjetër se të vjetërit që vjedhin, grabisin, pasurohen me krimet politike kundër Shqipërisë dhe Shqiptarëve, duke na nxjerrë para “patrotizmin” si portavoçe të kryetarëve, si modeli më i keq i politikës dhe patriotizimit.
Kjo ndodhi mbrëmë në “Top Story” me këtë të rinjë që ju dha shanci në TV më të madhe kombëtare të çfaqnin veten si individë me personalitet, ide, karrizëm dhe lidership nuk ndodhi.
Çfarë pashë?
1. Ata kishin dalin me shiritin e kryetarëve të tyre dhe më keq. Më bëri përshtypje një 18 vjeçar i PD-se nga fashatrat e Beratit, Laert Vasili, gjimnazist në Tiranë. Imitonte kryetarin Berisha edhe në xhestikulacione dhe vetëm kuotonte atë. A ka mundësi të jetë model i së ardhëmes një 18 vjeçar që ka idhull një 80 vjeçar me ngarkesa të mëdha politike dhe penale si Sali Berisha?!! Në moshën e tij rebelimi vret atin jo më liderin politik 80 vjeçar ta ketë yll polar. Ky ishte plakur pa kaluar adoleshencën. Me sillte ndërmënd sekretarët e rinisë komunistë në kohën e Mehmeht Elezit apo Lisien Bashkurtit. Ky fliste për komunizmin dhe persekutimin sipas Saliut, kur ky vetë ka lindur në 2006.
2. Jola Hysa Hysaj, sekretaria e mardhënieve me publikun në PD, kishte marrë shiritin me citime të Saliut dhe nuk pushonte. Modeli Albana Vokshit. Apo si ato shefet e kuadrit në kohë të komunizmit si Albana dhe Jola.
Disa herë Grida i pyeti,
1. Cfarë ju ka shtyrë ti bashkangjiteni partive respektive? Nuk kishin përgjigje.
2. Kush është për ju e majta dhe e djathta dhe çfarë përfaqson për ju? Nuk ishin në gjendje te pergjigjeshin, apo përgjigjeshin me disa shabllonizma që tashmë janë bërë bajat dhe nuk kanë kurrë farë vlere dhe analize dhe njohurie që tregon mosformimin e tyre në doktrint ideologjikë dhe politike.
Ishte për t’u veçuar mbrëmë një djalë i ri që kishte studiuar në Londër si nga formimi dhe sjellja që nuk e lanë të hapte gojën ata të PD-së
Ndyshimi midis dy palëve ishte se këta të socialistëve kishin etikë sjellje në debat sëpaku, por ngelishin punëtor partie akoma pa hyrë në parti. I mongonte kthejllësia në mendim si individualitet dhe si risi që pretendojnë në tê ardhëmen politike.
I gjithë emisioni ishte një kakofoni, ku Grida, me hapsirën që i la me qëllim, i varrosi që daljen e parë publike.
Top Channel