Dua Lipa surprizon sërish, flet shqip për revistën e famshme “Vogue”

06/12/2024 16:54

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa së fundmi ka folur shqip në një intervistë.

Dua Lipa flet shqip për revistën e famshme “Vogue”,

Në rubrikën “Çfarë ka në çantën time” të revistës së famshme ‘Vogue’, Dua ka thënë një fjali në shqip. “Hej Vogue, unë jam Dua Lipa, edhe ja se çfarë kena në çantë sot”-tha këngëtarja. Dua mban një çantë Hermes Birkin dhe ka zbuluar çfarë mban në të. Minuta 02:50

Ndërkaq, një incident duket se ka ndodhur gjatë një koncerti të Dua Lipës në Malajzi, ku një nga fansat e saj ka raportuar se ka pësuar lëndime serioze nga një tub metalik piroteknik. Koncerti, pjesë e turneut “Radical Optimism” të këngëtares britanike, u mbajt në Axiata Arena në Kuala Lumpur më 23 dhe 24 nëntor. Sipas postimit të bërë nga i lënduari në Reddit, tubi piroteknik e ka goditur atë në kokë gjatë shfaqjes, duke shkaktuar dëmtime që kërkuan trajtim mjekësor të menjëhershëm, përfshirë shtatë qepje dhe një skanim të trurit.

Rikujtojmë se më 17 tetor, Dua Lipa, ka shkëlqyer në një nga skenat më të njohura të botës, Royal Albert Hall në Londër, duke ofruar një performancë magjike për fansat e saj. E veshur me një fustan të kuq të mrekullueshëm nga Jean Paul Gaultier, ajo doli në skenë, e rrethuar nga madhështia e Orkestrës Heritage, e drejtuar nga Ben Foster.

Ky spektakël është ndryshe nga çdo gjë që kam bërë më parë,”-tha Dua para publikut, duke shprehur emocionin e saj për këtë ngjarje të veçantë. Performanca e saj përfshiu një sërë hitesh që e kanë bërë atë një nga artistet më të njohura të muzikës pop sot. Me skenografinë e saj mahnitëse dhe një grup të jashtëzakonshëm muzikantësh, ajo krijoi një atmosferë të paharrueshme për të pranishmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA