Amerikanët shprehin ‘vlerësim’ ndaj vrasësit të kreut të kompanisë, prej urrejtjes ndaj sigurimeve shëndetësore në vend (fotot)

06/12/2024 16:32

Atentati ndaj kreut të kompanisë së sigurimeve shëndetësore ‘UnitedHealthcare’ Brian Thompson dy ditë më parë në SHBA, përveç tronditjes duket se ka sjellë dhe disa celebrime të pavenda për vrasësin, shkruajnë mediat vendase.

Thompson u qëllua për vdekje jashtë hotelit Hilton në Manhattan nga një vrasës i maskuar që është ende në arrati.

Por çuditërisht mijëra njerëz në rrjet gëzonin ndaj vrasjes gjakftohtë të 50 vjeçarit, madje femrat ngrinin lart pamjen “tërheqëse” të vrasësit që dukej i ri, simpatik, e duke quajtur “njeri i popullit”.

Moderatorët e rrjetit në SHBA njoftonin se u detyruan të mbyllnin forumin online r/medicine në Reddit pasi vdekja e Thompson kishte akumuluar më shumë se 500 ku dënohej kompania e sigurimeve shëndetësore UnitedHealthcare dhe praktikat zvarritëse ndaj qytetarëve të varfër.

Rrjeti Daily Mail shkruan se komenti më i ndjekur ishte parodia e përgjigjes më të zakonshme që përmendet shpesh nga zyrtarët e kompanisë së sigurimeve ndaj viktimave të aksidenteve.

“E kuptojmë që po humbisni gjak, por kjo nuk ju ndalon të kërkoni zgjidhje të tjera me kosto më të ulët”, shkruante postimi, duke bërë humor me vdekjen e kreut të sigurimeve.

UnitedHealthcare, kompania më e madhe e sigurimeve shëndetësore në SHBA, është përballur me protesta të shumta për mohimet sistematike të pagesave ndaj pacientëve të shëndetësisë, prej fillimit të vitit.

Reagimet në rrjet mund të tregojnë se dhe atentati mund të ketë si motiv hakmarrjen ndaj praktikave të kompanisë.

Autoritetet thanë se kishin gjetur tre gëzhojat e vrasjes në të cilat ishin gdhendur fjalët ‘hidhe’, ‘mohoje’ e ‘mbroje’, që duket se i referohen titullit të librit të 2010, ‘Delay, Deny, Defend’ – ku jepen kritikat ndaj kompanive abuzive të sigurimeve në SHBA, dhe këshilla si të shmangesh prej tyre.

Një përdorues në TikTok, shkruante: “Jam infermier në emergjencë dhe më vjen për të vjellë kur pacientët lihen të vdesin sepse nuk kanë sigurim shëndetësor. Nuk kam asnjë simpati për atë, prej atyre pacientëve që kam parë dhe familjarëve të tyre”.

Daily Mail citonte një përdorues në rrjetin Twitter/X: “E pashë lajmin në televizor kur isha në telefon me sigurimet që kishin mohuar autorizimin tim për mjekimet, çfarë koinçidence!”

Analizat e rrjetit ValuePenguin tregojnë se UnitedHealthcare mohon 32 përqind të pretendimeve të mbulimit shëndetësor, kur mesatarja e pjesës tjetër te të gjithë industrisë është 16 përqind.

Vrasja ka ndezur kritika të gjera për praktikat UnitedHealthcare dhe industrinë kombëtare të shëndetësisë ne SHBA.

Përdoreuesi Eric Gallion shkruante: “Na taksojnë të ardhurat rreth 40% dhe asnjë nuk mbulon kujdesin tone shëndetësor”.

Përdoruesi Trampas shtonte: “Industria e sigurimeve është në fakt një industri parazitare, sipas përkufizimit të saj, sepse nuk prodhon asgjë dhe përfiton nga të tjerët”.

Thompson ishte drejtori i sigurimeve të UnitedHealthcare të cilat raportuan fitime prej $281 miliardë vitin që shkoi.

Vitin e kaluar vetë Thompson mori shpërblim personal $10.2mln përveç rrogës 1 milionë dollarë në vit.

Përdoruesja e famshme e rrjetit ‘genxistentialcrisis’ shkruante në TikTok: “Ky rregulluesi duket shumë simpatik, sikur ka dalë nga filmi ‘Assassin’s Creed’”.

Politikani demokrat Phillips, i zonës së Thompson në Minnesota, dënonte vrasjen gjakftohtë të kreut të sigurimeve, por komentet e shumta të gëzueshme për ngjarjen linin në hije dënesat.

Një komentues shkruante në rrjetin X: “Brian Thompson drejtonte një kompani që shfrytëzonte njerëzit në periudhën më të vështirë të jetës së tyre, nuk më vjen keq që ka vdekur”.

Në fillim të vitit një protestë kundër kompanisë së të ndjerit soli arrestimin e 11 personave jashtë selisë në Minnetonka, Minnesota.

Thompson raprotohet se po hetohej për shkelje të rregullave të biznesit dhe marrëveshje të fshehta financiare.

Policia thotë se është në kërkim të vrasësit që u largua menjë biçikletë elektrike, dhe ka ofruar $10,000 shpërblim për informacione që çojnë në kapjen e tij.

Thompson lë pas gruan e dy fëmijët që jetojnë në shtëpinë 1.5 milionë dollarëshe në Maple Grove, Minnesota, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
2/5
Por çuditërisht mijëra njerëz në rrjet gëzonin ndaj vrasjes gjakftohtë të 50 vjeçarit, madje femrat ngrinin lart pamjen “tërheqëse” të vrasësit që dukej i ri, simpatik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA