Armando Broja debutoi më në fund me fanellën e Evertoni në ndeshjen e kësaj të mërkure, kundër Wolves, e fituar thellë 4-0 nga “Toffees’.
Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 83-të në vend të Dominic Calvert-Lewin dhe për rreth 12 minuta lojë arriti të vinte në vështirësi mbrojtjen kundërshtare, të rikuperonte topa të humbur dhe të krijonte tri raste për shënon për shokët e skuadër.
Skuara e Evertonit ka postuar në llogarinë e saj në rrjetet sociale që reagim të 24-vjeçarit, i cili dha një mesazh pë rtifozët për ndeshjen derbi të së shtunës kundër Liverpoolit.
“Përshëndetje të gjithëve, përshëndetje tifozëve të Evertonit. Faleminderit shumë që erdhët në ndeshjen time sot, jam i lumtur që u riktheva nga dëmtimi dhe jam në fushë, është një moment shumë i veçantë për mua.
Jam shumë i lumtur për rikthimin, ishte një fitore e mrekullueshme. Do të jemi sërish të shtunën dhe ju presim ndaj Liverpoolit. Faleminderit shumë që erdhët, do të thotë shumë”, dëgjohet të thotë Broja në videomesazh.
Top Channel