Pasagjerja ilegale e avionit drejt Parisit arrestohet pas kthimit në SHBA (fotot)

05/12/2024 18:13

Një grua ruse që ishte ngjitur ilegalisht në një avion të linjave Delta Air nga New York drejt Parisit, është arrestuar kësaj jave nga FBI pas kthimit në SHBA.

Zyrtarët francezë identifikuan Svetlana Dali, si pasagjeren që ishte ngjitur ilegalisht në avion, e cila është kthyer në SHBA për t’u përballur me akuza udhëtimi të paautorizuar në anije ose avion, dhe sot pritej të dilte para gjykatës së New York.

Gjatë udhëtimit të kthimit në SHBA, Dali kishte qenë e qetë dhe e bindur, tha gazetari i rrjetit  CNN që kishte udhetuar me të.

Zhvillimi vjen pas bllokimit të dy tentativave të mëparshme të kthimit të gruas prej mungesës së legjislacionit të qartë për çështjen.

Zëdhënesja e kompanisë ajrore Alexa Lopez tha për CNN se incidenti “është rasti i parë i aksesit të personave të paautorizuar në avion në më shumë se 10 milionë”.

“Asnjë nuk kishte arritur më parë të kalonte të gjithë procesin e kontrolleve për të hyrë në avion pa biletë,” tha Lopez, duke shtuar se bagazhi i  Dali ishte kaluar në skaner, por gruaja kishte zgjedhur një ditë të ngarkuar udhëtimi që e kishte ndihmuar të mos vihej re.

Dali nuk komentonte për strategjinë e saj të kalimit të pikave të kontrolleve por zyrtarët kanë thënë se është fshehur në tualete ose ka qëndruar pa u vënë re mes pasagjerëve të tjerë.

Svetlana Dali është në fakt një 57 vjeçare ruse që ka jetuar më parë në Philadelphia por për të nuk dihet shumë, shkruan rrjeti CNN. Lopez tha se një padi civile do të nisë kundër saj, si dhe një rishikim i procedurave të sigurisë për kalimin e pasagjerëve .

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA